Aktualitet

Rama i shmanget pyetjes për protestën: Kur jam me të huaj nuk shaj opozitën

By vizional

April 04, 2018

 

Kryeministri Edi Rama që është duke marrë pjesë në Konferencën Ballkanike të partive socialiste europiane (PES) që mbahet në Tiranë tha se nuk dëshironte të komentonte zhvillimet e fundit në vend, gjyqin për protestuesit e Kukësit që po shoqërohet sërish me proteste për mbrojtjen e tyre. Gazetarët i kërkuan drejpërdrejt një përgjigje për situatën aktuale duke e pyetur për akuzat e opozitës dhe blindimin e Tiranës me polici. “Thjesht nuk i përgjigjem! Problemi im zgjidhja që duam ti japim atyre që janë sublekt i sistemit të pagesës. Kur jam me të huaj, me njerëz që kuptojnë vetëm anglisht unë nuk flas për opozitën e vendit tim”, deklaroi Rama.