Rama i kërkon ndjesë publikisht gruas së larguar nga puna: Përgjegjësia e...

Rama i kërkon ndjesë publikisht gruas së larguar nga puna: Përgjegjësia e qeverisë! Më vjen shumë zor se jam…

457
0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët që kanë aplikuar në platformën e bashkëqeverisjes për problemet e tyre. Pjesë e tyre ka qenë edhe një grua nga Vlora e cila ishte larguar nga puna, ndërsa ka qenë pjesë e administratës së ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Ajo tregoi kalvarin që kishte kaluar nëpër gjyqe, e vetme, pa avokat, për shumë vite, deri në ankesën në platformë dhe më pas deri në vendimin final të gjykatës për rikthimin në detyrë dhe pagesën për të gjitha vitet. Ndërkaq, pas fjalës së saj, Rama nuk mohoi të pranonte se i vinte shumë zor nga e gjithë sa kishte ndodhur dhe se përgjegjësia binte mbi qeverinë.

 

Rama: Nga Vlora je?

 

Gruaja: Po

 

Rama: Më vjen shumë zor që ka ndodhur kjo gjë se jam deputet i Vlorës, dhe nuk kemi kujt t’ja hedhim fajin, përgjegjësia është direkt e Qeverisë, një faj ke edhe ti ose më mirë një e metë jotja është që nuk e ke bërë më përpara këtë kërkesë se platforma ka kohë që ekziston dhe duhet të kishe marrë më shpejt përgjjgje. Unë të siguroj që shkaktarët e kalvarit do ndëshkohen, drejtori apo drejtorët që të kanë mohuar të drejtën dhe të kanë persekutuar në kuptimin më të plotë të fjalës do largohen.

 

Gruaja: Janë larguar…

 

Rama: Epo mirë kjo tregon që edhe pjesa tjetër që them është e vërtetë, që kur fitojnë viktimat e abuzimit të administratës ndëshkohen xhelatët dhe më vjen shumë mirë që xhelatët e tu janë larguar.