“Rama i ka shpatullat e ngrohta nga…”, gazetari i njohur tregon çfarë...

“Rama i ka shpatullat e ngrohta nga…”, gazetari i njohur tregon çfarë do të ndodhë gjatë mandatit të tretë qeverisës të PS-së

331
0

Gazetari Genc Burimi u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Tempora’ se nuk beson se mandati i tretë i Ramës do të jetë më keq, pasi në parlament do të jetë edhe opozita. Burimi u shpreh se mbështetja më e madhe ndaj Ramës është dhënë nga SHBA, pasi BE është më e ndjeshme mbi atë që ndodh në Shqipëri.

“Nuk besoj se mandati i tretë i Ramës do të jetë më keq se në parlament do të jetë edhe opozita. Rama do ta ketë një tendencë për autoritarizëm, por nuk do ta ketë të lehtë. Rama ka shpatullat e ngrohta nga SHBA, se Evropa është më e ndjeshme.

Ndërkohë partitë dhe lëvizjet e reja vepruan keq për mua, sepse duhet të ishin të pranishme në hartimi ne kodit të Ri zgjedhor. Të mos i lejonin kurrë tre partitë kryesore që kanë vjedhur zgjedhjet për 30 vite. Për mua në këtë pikë duhet të punohet në të ardhmen”, tha Burimi.