Rama i jep makinës pa prekur timonin me dorë: Ju rrofshin patentat...

Rama i jep makinës pa prekur timonin me dorë: Ju rrofshin patentat të gjithëve ju, nuk keni parë gjë akoma

449
0

Kryeministri Edi Rama ka ndare me ndjekesit e vet ne rrjetin social Facebook nje video ku shfaqet ne timonin e nje makine, teksa e drejton ate pa e prekur fare timonin me duar. Risia me e fundit prezantuar ne City Park, qe ka zgjedhur ka provoje edhe vete Rama, teksa komenton se si erdhi dita qe te ngasesh nje makine pa duar.

“ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë…😁”- shkruan Rama.

 

Nderkohe qe mes te tjerash komenton:

 

“Kur thosha që do vijë dita që makina do eci vetë dhe unë nuk kam nevojë të marr patentën nuk më besonte njeri, tani shikojeni se si erdhi dita, nuk ka ardhur tamam, ky është vetëm fillimi, nuk keni parë gjë akoma. Ju rrofshin patentat të gjithëve ju, kjo është dora ime, ky jam unë këtu, që të më shikoni”- thote Rama, teksa e filmojne brenda automjetit qe ecen vete.

 

Nuk ka lene pa komentuar edhe timonin e qeverise, teksa thote: “Për drejtimin e qeverisë timoni mbetem unë, për makinat po vjen një kohë tjetër e po vjen shumë shpejt, ashtu si edhe frenimi automatik do të bëjë të mundur të shmangen shumë aksidente”.

 

Postimi i Rames

 

Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G, me një investim fillestar prej 150 milionë Eurosh nga kompania Vodafone👍 Ky revolucion do të transformojë rrënjësisht çdo sektor, nga ekonomia tek financat dhe energjia, nga bujqësia tek shëndetësia dhe arsimi, duke bërë të mundur të paimagjinueshmen jo në shekujt, po në vitet që vijnë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/535439997257640/?t=0