Rama foli për ‘vijë të kuqe’, Basha: Ai njeh vetëm të bardhën

Rama foli për ‘vijë të kuqe’, Basha: Ai njeh vetëm të bardhën

428
0

Pas protestës së dhunshme që u zhvillua sot para Kuvendit, banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish sot tek Astiri. Në mbështetje të kauzës së tyre, që shprehen kundër shembjes së banesave, ka shkuar edhe lideri i PD-së Lulzim Basha. Teksa qëndronte përkrah banorëve, Basha tha se Rama do ta paguajë rëndë atë çka po ndodh me këtë protestues, që sipas tij u dhunuan nga policia. Sipas lideri të PD-së Rama nuk njeh ‘vijat e kuqe’, por vetëm ato të bardha’. “Ca vije të kuqe u shkel? Ai si njeh vijat e kuqe, por të bardhat, ato që merr me hundë”,- tha Basha. “Duam shtëpitë tona”, “Turp, turp, turp”, “Edi Rama është shpellar, do ta tërheqim me litar”, këto janë thirrjet në kor të protestuesve, ndërsa kanë bllokuan rrugën. Përveç Bashës, në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të PD-së dhe LSI-së. Ndërkohë, përveç forcave Shqiponja, në protestë janë edhe forca të tjera policore.