Lajme

Rama flet te mediat serbe për Ramush Haradinajn

By vizional

May 13, 2019

Në një intervistë për mediat serbe, kryeministri Rama ka folur për bashkim të shqiptarëve dhe për njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Nuk e dua kufirin me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë. Duhet të punojmë për ta bërë atë të ndodhë… Serbia duhet të përballet me realitetin dhe të pranojë se Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë. Nevoja për pajtim është e pashmangshme, dhe sa më shumë Serbia vazhdon të besojë në këtë ëndërr se kjo nuk ka ndodhur ose se ajo mund ta parandalojë atë, do të jetë më e dhimbshme për të gjithë”, – ka thënë kryeministri Rama.

Rama ka komentuar edhe përplasjet e tij kohët e fundit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Jam në shënjestër si nga Ramushi ashtu nga miqtë në Beograd. As kancelaria Merkel as presidenti i Francës, as unë nuk kemi bërë presion të hiqen taksat, po të pezullohet që të bëhet e mundur nisja e bisedimeve”, – tha më tej Rama për tv serb pink tv./