Rama flet pas takimit me Merkel: Mike e vërtetë

Rama flet pas takimit me Merkel: Mike e vërtetë

164
0

Kreu i ekzekutivit, Edi Rama ndodhet sot ne Gjermani, ne nje axhende takimesh per mbeshtetje ne prag te vendimit te BE per celjen e negociatave me vendin tone.

Ai ka zhvilluar nje takim në Kancelarinë Federale, me Angela Merkel, ku sic e njpoftoi me heret ishte “për të kërkuar PO per Shqiperine”.

“Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel #MikeeVërtetë🙏”- shkruan Rama, teksa njofton per mbylljen e takimit te rendesishem. 

Rama ka ndare me ndjekesit e tij ne FB, pamjet e takimit me Angela Merkel. “Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”- shkruan Rama, bashkengjitur kesaj videoje qe mund ta shihni me poshte:

Ne nje postim ne Facebook, ai shkruan se ne kete takim do te kerkoje “Po” nga parlamenti gjerman, per celjen e negociatave per Shqiperine.

“Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë.

Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv”, shpreht kreu i qeverise.