Aktualitet

Rama ‘feston’ me këmbët përpjetë marrjen e kryesimit të OSBE: Nder dhe përgjegjësi e madhe

By admin

December 06, 2019

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Sllovaki në takimin e OSBE, ku Shqipëria ka marrë kryesimin e këtij institucioni për vitin 2020.

Para nisjes së punimeve të samitit dhe të takimeve më zyrtarë të huaj, Rama është shfaqur me Drejtorin e Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga dhe një prej këshilltarëve të tij duke diskutuar për fjalimin që do mbajë.

“Bratislavë, Sllovaki – Pak përpara fjalës së marrjes së kryesisë së OSBE për vitin 2020 🇦🇱 Nder dhe pērgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE🙏”-shkruan Rama në rrjetet sociale.

Edi Rama me këmbët mbi tavolinë Por sërish video është një inskenim, pasi kamerami troket në derë, duet dhe aty gjen papritur Ramën të rehatuar me këmbët mbi tavolinë.

Edhe pse Rama e vuri re që po filmohej, vijoi t’i mbante këmbët mbi tavolinë dhe të bisedonte i qetë me këshilltarët e tij, kjo ndoshta është një formë e festës së Ramës për marrjen e kryesimit të OSBE-së.