Rama: Është e pabesueshme që Kosova nuk shfrytëzon “Open Balkan” po bën...

Rama: Është e pabesueshme që Kosova nuk shfrytëzon “Open Balkan” po bën teori konspirative! Revoltohen gazetarët shqiptarë nga Prishtina

307
0

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “ta pabesueshëm” faktin që Kosova nuk merr pjesë në “Open Balkan” por bën teori konspiracioni për të. Këtë deklaratë Rama e bëri teksa ishte në konferencë të përbashkët për mediat me kancelaren Angela Merkel.

Në mbyllje të fjalës së Ramës, gazetarët shqiptarë nga Kosova kërkuan të bënin pyetje por për shkak të axhendës, siç tha kryeministri, nuk mund të kishte pyetje të tjera.

Rama: Faktikisht, sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan.  Kaq e thjesht është. Traseja është shtruar, procesi i Berlinit do vazhdojë, Open Balkan është një mekanizëm për ta përshpejtuar.

 

Spikerja e konferencës: Për shkak të axhendës duhet ta mbyllim..

 

Rama: Shumë faleminderit. Kjo ishte axhenda. Me mua bashkë, por kancelarja nuk iu ka borxh.

 

Në fund të videos, të cilën mund ta dëgjoni dhe më poshtë, gazetarët shqiptarë nga Kosova replikojnë me Edi Ramën dhe duan që dhe ata të bëjnë pyetje. Por kryeministri e mbyll aty dhe nga gazetarët nga Kosova nuk u bë ansjë pyetje.