Lajme

Rama e refuzoi publikisht, Basha pranon ftesën e Metës, nesër në presidencë

By vizional

June 26, 2019

Rama e refuzoi publikisht, Basha pranon ftesën e Metës dhe shkon nesër në Presidencë

Kryeministri Rama publikoi pak më parë një ftesë e bërë në adresë të tij nga presidenti Meta për një takim formal ditën e nesërme, por që e kishte refuzuar për shkak të fushatës.

‘Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje,jam i zënë’, shkruan Rama ndërsa poston dhe ftesën.

Mirëpo mësohet se presidenti Meta ka ftuar nesër në zyrë dhe kryedemokratin Basha. Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet mes të dyve, ama ndryshe nga Rama, Basha ka pranuar të shkojë në takim.