Rama çmend Kosovën! Shih çfarë bëjnë atje…

Rama çmend Kosovën! Shih çfarë bëjnë atje…

378
0

Edi Rama ka marrë jo pak kritika nga Kosova dhe drejtuesit e atjeshëm për stilin e tij politik. Disa muaj më parë Ministri i Jashtëm Hoxhaj, por edhe Presienti Thaçi nuk aprovuan deklaratat e tij në takimet me Vuçiç, madje qenë kritik me të. Por duket se kjo nuk vlen jashtë politikës. Në Kosovë, Rama po ndikon me sa duket më shumë se sa me politikë me stilin e tij prej stari i PR. Dhe prej personazhi shoubizi. Që prej ardhjes në krye të qeverisë, Edi Rama ka instaluar në oborrin e kryeministrisë, por edhe në zyrën e tij, një kosh basketbolli. Duket një rikthim tek hobi i tij i vjetër si basketbollist, por një gjest që ka ngjallur komente në Shqipëri. Por Rama nuk duket i vetmi. Opinion.al ka zbuluar se një kosh identik me atë të Ramës ka vendosur në ambinetet e zyrave të tij edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kreu i PDK – së, Kadri Veseli. Fotoja që tregon koshin duket edhe në këtë postim. Nuk dihet nëse Veseli e përdor koshin, por kjo duket e vështirë. Në fakt, në vend të Koshit në zyrën e Veselit do shkonte më shumë një tabelë qitjeje, nisur nga koha që ka kaluar në UÇK. Por tundimi për të imituar Ramën me sa duket qënka më i fortë. Veç Edi Ramës, basketbollistë profesionistë kanë qenë në rininë e tyre edhe Presidenti Serb Vuçiç dhe Gjukanoviç i Malit të Zi.