Lajme

RAI3: Vjosa, lumi i egër i Evropës, e mbushur me vlera dhe potenciale

By vizional

May 16, 2023

Nga malet e Pindit tek grykëderdhja e Adriatikut. Lumi i Vjosës me degët e tij përshkruan 400 kilometra nga Veriu i Greqisë. Nga Shqipëria, brigjet e Vjosës banohen nga 1 100 specie dhe kafshë barngrënëse. Një zonë e blertë me një peizazh panoramik, sipas një dokumentari në televizionin italian Rai3, i cili promovon vlerat turistike të lumit Vjosa.

”Lumi i Vjosës i u shpall një park kombëtar nga qeveria shqiptare, shembull i parë i një parku të egër në Evropë dhe së shpejti mund të shpallet biosfera e UNESCO-s.

Vendimi i qeverisë së Tiranës për ta shpallur ”Zonë të Mbrojtur” erdhi pas shumë vitesh betejash nga qytetarë dhe organizata të ndryshme ambientaliste kundër ndërtimit të hidrocentraleve dhe digave duke arritur edhe në thirrjen e aktorit të Hollivudit Leonardo DiCaprio”, thotë RAI3, i cili interviston edhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.”Lumi i Vjosës nuk është një lumë si gjithë të tjerët. Është një lumë i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën. Do të thosha më shumë. Është i vetmi lumë i egër i Evropës. Do të thosha që vendet e tjera të Europës me lumenjtë e tyre kanë bërë çfarë kanë dashur, i kanë zhvilluar, kanë ndërhyrë, ndërsa Shqipëria e vogël ka dhënë modelin që mund të mbrohet ky laborator natyral i biodiversitetit”, thotë Kumbaro.

 

”Vjosa quhet i egër pasi në të nuk ka diga, hidrocentrale, rrjedh i lirë në rrugëtimin e tij, duke favorizuar bujqësinë dhe nga pikëpamja e peshkimit ka disa lloje specie që rriten në këto ujëra. Në shkurtin e kaluar ky lumë u vizitua edhe nga drejtoresha e përgjithshme, Odri Azule  e shoqëruar nga ministrja Kumbaro. Në muajt e ardhshëm ky lumë mund të marrë çmimin prestigjioz të Biosferës të agjencisë së OKB-së”, vijon RAI3.

 

”Ideja është që të ndihmojë komunitetin vendas. Është diçka tjetër të ndryshosh natyrën. Është ndryshe ta quash një territor park kombëtar. Është diçka tjetër që t’u ofrosh  njerëzve që jetojnë këtu ide, mundësi, ndihma ekonomike etje. Ne nuk duam që njerëzit të braktisin ketë vende, sepse do të jenë vende të vdekura”, shton Kumbaro.

 

”Në brigjet që përshkruan Vjosa banojnë 100 000 banorë. Fermerët punojnë tokat, barinjtë kullosin bagëtitë si dhi e dhenë. Aleksi ka lindur dhe jeton në Përmet bën guida turistike. Ai e njeh Vjosën si xhepat e tij”, vijon RAI3.

 

”Një miku im italian duke parë këto bukuri thotë se ju keni një Ferrari, por nuk dini ta ngisni. Të ruash Vjosën do të thotë shumë për ekonominë tonë. Kush i ka braktisur këto vende e di që mund të kthehet të investojë në turizëm këtu”, thotë Aleksi.

 

”Ujëvara, natyrë, restorante me pamje nga lumi tërheqin vizitorët kuriozë për të zbuluar nga afër Shqipërinë e përtej detit. Një nga aktivitetet më të njohura është rafting. Në fshatin e vogël të Peshtanit takuam edhe Mirelën, e cila ofron një bujtinë për turistët. Në kopshtin e saj në qiell të hapur ndodhet një muze me reliket e Luftës së Dytë Botërore të cilat i gjeti në malet mbi fshat. Ajo gjithashtu ka luftuar për mbrojtjen e Vjosës”, vijon RAI3.

 

”Turismi po shtohet dhe do të jetë e ardhmja e kësaj zone. Jemi me fat që e kemi Vjosën. Natyra është treguar bujare me ne”, thotë Mirela.