Këtu u caktuan rrethanat që e bënë Brazilin vendin e vetëm që flet portugalisht në Amerikë. Në pamje të parë, Tordesillas, një qytet i vogël në lumin Duero në provincën Valladolid në Spanjë, duket përsosmërisht i zakonshëm. Në të ndodhet një lagje e vjetër me një shesh Plaza të mirëruajtur dhe kisha që datojnë në kohët mesjetare. Por, nëse e përmend emrin e këtij qyteti në Sao Paolo, Kartagjenë apo në ndonjë qytet tjetër të Amerikës Qendrore dhe Jugore, shihet qartë se shumë njerëz e njohin menjëherë këtë atë. Ndodhi këtu në vitin 1494 që Spanja, në atë kohë Mbretëria e Kastijës, dhe Portugalia ndanë tokat që ende duhej të zbuloheshin – dhe kështu përgatitën rrethanat që Brazili të shndërrohej në të vetmin vend të Amerikave që flet portugalisht. Vendndodhja e qytetit ishte ndodhsta ajo që e bëri lokacionin e përsosur për negocitat e traktatit historik të Tordesillas. “Ishte në kryqëzimin e një sërë rrugësh shumë të rëndësishme”, thotë Miguel Angel Zalama, profesor i historisë së artit në Universitetin e Valladolidit. “Kishte po ashtu një pallat dhe çdo gjë tregon se traktakti u nënshkrua aty. Por, prania e selisë mbretërore dhe avantazhi gjeografik i vendit mund të mos kenë qenë arsyet e vetme përse monarkët katolikë, Isabella e Kastijës dhe Ferdinandi i Aragonit e zgjodhën atë. “Me titullin e qytetit të lavidshëm, të lashtë e mbretëror që e kishte marrë në periudhën mesjetare, ky qytet kastijian kishte lidhje traditash historike me Portugalinë”, shpjegon Ricardo Piqueras Céspedes, profesor i historisë në universitetin e Barcelonës. “Në shekullin e 14-të, mbretëresha Meri e Portugalisë dhe në atë kohë fëmijë, Beatrizi i Portugalisë jetonin aty. Eshtë e mundur që ky ishte një gjest politik për të bërë të mundur që portugezët të ishin më të rehatuar me një lloj terreni neutral si ky qytet”. Izabela dhe Ferdinandi kishin arsye të mira për të marrë me të mirë Portugalinë. Edhe pse u nënshkrua gjatë majit dhe qershorit të vitit 1494, traktati i Tordesillas u parapri nga një vit pasigurie, me potencialin e lartë të luftës midis dy vendeve dhe duke e lënë Spanjën në ankth në lidhje me rolin e saj në pushtimet atlantike. Rruga e negociimit të traktatit nisi kur, në këmbim të një udhëtimi që ai mendoi se ishte në Indi, eksploratori spanjoll Cristóbal Colón u ndesh me një stuhi. Ai u detyrua të ankoronte në afërsi të Lisbonës dhe më pas u detyrua po ashtu të ndante zbulimet e tij së pari me mbretin e Portugalisë, Xhonin e Dytë. I bindur se ishulli i ri përcaktohej nga traktati i Toledos, që ia jepte Portugalisë tokat në jug të ishujve Kanarie, ai i deklaroi ato pronë të vetën. Pas shumë negociatash, u hartua një linjë vertikale demarkacioni nga njëri pol në tjetrin, duke e ndarë botën midis Spanjës dhe Portugalisë. Shkëmbime të ethshme diplomatike pasuan midis Portugalisë dhe Spanjës. Asnjëra palë nuk dëshironte luftë, e megjithatë të dyja mobilizuan dhe ngritën armata gjatë bisedimeve. Në mes të diskutimeve, Colón u nis në udhëtimin e tij të dytë duke u premtuar sovranëve informacion në ndihmë të negociatave. Ai e mbajti premtimin në prill 1494 kur dërgoi një hartë të zbulimeve të tij. Por, për shkak se ai nuk e dinte se Xhoni i Dytë kishte rënë dakord të hiqte dorë nga ndarja horizontale, ai e meremetoi hartën: rriti gjatësinë e Hispaniola (tashmë Haiti/Republika Domenikane) ishullin që zbuloi në udhëtimin e parë me disa gradë më në veri – duke e vendosur në të njëjtën paralele me ishujt Kanarie dhe si rrjedhim duke siguruar dominimin spanjoll sipas marrëveshjes. Por, në kohën që arriti harta e Colón, portugezët tashmë kishin rënë dakord për ndarjen vertikale. Të shqetësuar kryesisht për të qenë në gjendje të lundronin drejt Afrikës, portugezët e Xhonit të Dytë kërkuan që ndarja të lëvizte në perëndim të Kepit të Verdhë. Sipas kësaj marrëveshje, Portugalia do të merrte çdo gjë në lindje të vijës, ndërsa territoret e Spanjës do të shtriheshin në perëndim të saj dhe përfshinin dhe zbulimet e fundit të Colón. Për shkak se harta e re e Colón, nuk tregonte toka të reja në anën portugeze të demarkacionit, Izabella dhe Ferdinandi ranë dakord. Asnjë prej tyre nuk e dinte ende se linja e re kalonte në cep të Brazilit dhe e vendoste për rrjedhim bregun lindor të atij vendi brenda dominimit portugez. Në vitin 1500, lundruesi portugez Pedro Álvares Cabral e ndeshi në rrugëtimin e tij dhe e pretendoi për mbretin e vet. Në shekujt që pasuan, Portugalia e zgjeroi ndikimin e saj edhe në brendësi të territorit dhe Brazili u bë kombi i vetëm portugalisht-folës në kontinentin amerikan. “Për pjesën më të madhe të popullit brazilian sot, traktati i Tordesillas ka domethënien që kurora portugeze mund të merrte zotërimin e tokave ‘të panjohura’ perëndimore”, thotë Ana Paula Torres Megiani, profesore e historisë Iberike në universitetin e Sao Paolos. “Por, po ashtu, përbën një moment historik për të kuptuar marrëdhëniet e dominimit dhe hegjemonisë midis Europës dhe botës”.