Lifestyle

Qyteti pyll (Foto)

By vizional

July 03, 2017

Kina është një ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit dhe për të reduktuar sadopak këtë imazh të keq, vendi aziatik po shikon gjithnjë e më shumë drejt ndërtimit të vendbanimeve miqësore me natyrën. I tillë është edhe projekti i nisur në një zonë malore të provincës Guangxi, ku po ndërtohet një “pyll i qytetëruar”. Projekti është ende në fazë fillestare dhe është pagëzuar me emrin “Pylli qytet Liuzhou”.