Aktualitet

Qyteti i Aleksandrit të Madh del në dritë, 2300 vjet pas themelimit

By vizional

September 26, 2017

Ju mund të lexoni në të gjitha librat e historisë, për bëmat e Aleksandrit të Madh dhe ndjekjen prej tij të Darit III të Persisë, por të gjeni prova konkrete të rreth 2300 vjetëve më parë, kjo po që është mbresëlënëse. Do të ketë qenë shumë i madh, pra, emocioni i përjetuar nga arkeologët britanikë, që kanë rindërtuar për herë të parë mbetjet e një prej qyteteve të themeluara nga Aleksandri i Madh në vitin 331.

Vendbanimi dëshmon ekspansionin e shpejtë të udhëheqësit të guximshëm në Lindje dhe u gjet nga arkeologët e Muzeut Britanik në Irakun e veriut. Qendra e fortifikuar quhet Qalatga Darband dhe u gjet duke përdorur imazhe të satelitëve ushtarakë amerikanë të deklasifikuar, si  dhe dronëve. Zona ka qenë për shumë vite e mbingarkuar nga konfliktet politike dhe paqëndrueshmëria, dhe vetëm studimet e kohëve të fundit kanë sjellë kërkime të gjera që kanë çuar në zbulime të rëndësishme.

Vendbanimi është ndërtuar nga ushtria e Aleksandrit të Madh, në fakt, në vitin 331 para Krishtit, ndërsa lideri i Maqedonisë po ndiqte armikun e tij Darin III, që tashmë e kish mundur në betejën e Gaugamelës. Gjatë kërkimeve fillestare janë gjetur statuja, monedha dhe objekte nga periudha helenistike dhe janë identifikuar muret perimetrike. John MacGinnis, i cili udhëhoqi ekspeditën, tha për Times: “Është ende herët të thuhet, por ne mendojmë se mund të ketë patur një qytet shumë të rrahur mes Irakut dhe Iranit. Mund të mendohet që njerëzit u luteshin ushtarëve që kalonin që t’u linin atyre verë”. Në vendbanim janë gjetur monedha dhe statujat greke-romake të zotave shumë të ngjashme me të tjerat të zbuluara në Kurdistan. Ky është një zbulim shumë i rëndësishëm në një zonë ku koha dhe lufta ende fshehin shumë thesare.