Qytetari vrapon si në maratonë për ti shpëtuar policit, efektivin e lë...

Qytetari vrapon si në maratonë për ti shpëtuar policit, efektivin e lë fuqia në mes të rrugës

346
0

Prej disa ditësh, i gjithë vendi ndodhet në “shtetrrethim” për shkak të koronavirusit, i cili ka shkaktuar dy viktima dhe ka infektuar 89 persona në të gjithë Shqipërinë. Dy ditë më parë, Rama njoftoi se ditën e diel do të pezullohet çdo lëvizje dhe aktivitet në të gjithë vendin. Mirëpo ka pasur dhe nga ata qytetarë që i kanë thyer rregullat e vendosura, duke vendosur në rrezik personat e tjerë, pasi mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e koronavirusit është qëndrimi në shtëpi.

 

Një prej tyre është edhe një qytetar në Tiranë, video e të cilit ka bërë xhiron e rrjetit.

 

Siç shihet në video, sapo përballet me praninë e një punonjësi policie, ai ia “kris me të pesta”, duke e shmangur me lehtësi atë, pasi ai nuk arrin që ta kapë.