
Është një pije me shumë cilësi, e njohur që nga kohët e lashta. Përgatitet me qumësht të skremuar ose bimor dhe vaj vajamesh. Vetitë e shafranit të Indisë i japin vlera të shtuara dhe nëse pihet rregullisht është një pije shumë e shëndetshme për mirëqenien e organzimit. Pa harruar që shafrani përmban veti antiviralet dhe antibakteriale që parandalojnë ftohjen de virozat e stinës.
Përbërësit (për pastën me shafran)
-Gjysmë filxhani shafran Indie pluhur
-Gjysmë filxhani ujë
Përbërësit (për qumështin e artë)
-1 lugë gjelle pastë shafrani
-Një filxhan qumësht i skremuar ose bimor
-Një lugë kafeje vaj bajamesh të ëmbla
-Mjaltë për ta ëmbëlsuar
Përgatitja:
Filloni me përgatitjen e pastës së shafranit duke zier në një tenxhere të vogël ujin bashkë me shafranin; përziejini që të mos krijohen kokrriza.
Pasta duhet të jetë kremoze, por jo shumë e trashë. Sapo të jetë gati transferojeni në një kavanoz qelqi dhe mund ta ruani ne frigorifer për jo më pak se një muaj.
Për të përgatitur qumështin e artë zieni për një minut qumështin me një lugë pastë shafrani.
Hiqeni nga zjarri, hidheni në një filxhan, shtoni vajin e bajameve dhe mjaltin.