Qeverisja e Prishtinës nga Mustafa e Ahmeti, ndërtesës i ndërrohet kulmi 3...

Qeverisja e Prishtinës nga Mustafa e Ahmeti, ndërtesës i ndërrohet kulmi 3 herë brenda pak viteve

108
0

Shiu që po bie ditëve të fundit po hyn brenda në objektin e Brigadës së zjarrfikësve në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Gurëthemeli iu vendos në vitin 2010, në përdorim u lëshua në vitin 2012 gjatë qeverisjes së Isa Mustafes. Vetëm dy muaj më pas, objektit modern të zjarrfikësve në Kalabri, filloi t’i pikojë çatia. Nga rrjedhat e ujit, objekti pësoi dëmtime të mëdha.

Duke parë gjendjen, administrata e kryetarit Shpend Ahmerti në fund të vitit 2015 ndërhyri duke kontraktuar një kompani. Por, edhe pasi punimet u pan si të përfunduara një pjesë e çatisë filloi të pikonte përsëri, shkruan lajmi.net.

Meqë puna nuk u bë si duhet, Zyra e prokurimit të Komunës së Prishtinës njoftoi se do ti jepet një tjetër tender, kompanisë  se njëjtë “Area” shpk, tash për ndryshimin e konstruksionit të kulmit.

Latif Zeka, Komandat i Zjarrfikësve në Prishtinë tha se çatia ka pikur prej që është ndërtuar.

“Objekti është ndërtuar në vitin 2012. Ka pikur më pas çatia, është sanuar, ka pikur përsëri. Për zvarritje të punëve, dhe për moskryerje sipas planit, kompanisë punëkryese të objektit më kujtohet se i qenë ndalur 70 mijë euro, si garancion qe kanë qenë. Më pas, ato mjete ishte kontraktuar përsëri që ta bëjë sanimin diku në fund të vitit 2015. Edhe ky punëkryesi e ka zvarritur punën shumë përtej mase dhe nuk e ka kryer si duhet. Është një teras është e madhe që po pikon, dhe tash ia kanë nisur për se dyte gjoja pe izolojnë edhe njëherë, se di, të shohim tash”, tha Latifi për lajmi.net.

Komuna e Prishtinës dhe kompania “Area” shpk kanë nënshkruar kontratë me datë 22.12.2015 për “Riparimi dhe renovimi i objekteve të brigadës profesionale te zjarrëfikjes”, e që në kuadër të kësaj kontrate ishte edhe kulmi. Kontrata kapë vlerën 64,558.02 euro.

Me 07 qershor 2017, Komuna e Prishtinës ka bërë njoftim për dhënie të kontratës edhe për një tender shtesë për “Area” shpk, i quajtur “Realizimi i punimeve ne terase dhe kulm te pjerret ne objektin e zjarrfiksave”, e qe është realizuar nëpërmjet procedurës së negociuar. Për kryerjen e këtyre punëve, kompania do të paguhet me 5,387.00 euro dhe afti i kryerjes së punëve është 1 jave nga data e nënshkrimit të kontratës e cila pritët të nënshkruhet me 13.06.2013.

Në arsyetimin e Komunës, i cili është paraqitur në dosjen e tenderit është thënë se “Realizimi i punimeve ne terase dhe kulm te pjerret ne objektin e zjarrfiksave. Ne poz. 2.2. nё terasё ndryshohet materiali termoizolus – lesh qelqi, dhe me pëlqimin e projektuesit përdoret  material termoizolues – stirodur, pozicion i paraparë nё kёtё  kontratë si dhe; Nё poz. 3.11 ku kërkohet nga kulmi i rrafshët tё punohet kulmi i pjerrët, këtu me projektin kryesor kapriatat janë paraparë nё distancё d=2.5m’, ndërsa pas analizave dhe shqyrtimeve tё detajeve ёshtё vlersuar se pёr shkak tё ngarkesave kulmi duhet tё ketё kapriatat nё distancë L= 1.3m’. dhe automatikisht ёshtё rritё vlera e pozicionit pёr shkak tё sipërfaqes se kulmit”.

Avdullah Hoti, nënkryetari i atëhershëm i Prishtinës, më 13 maj 2013 kishte hedhur një lopatë me beton për të shënuar kështu hapjen e punimeve për ndërtimin e objektit të ri, për të cilat ishte thënë se do të zgjasin 4 muaj, por ato ishin stërzgjatur.

Ndërtimi i këtij objekti buxhetit të Komunës së Prishtinës, i kishte kushtuar 1 milion e 50 mijë euro. Nderimin e tij e kishte bërë kompania “Bedi Ndërton” nga Podujeva.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Auditori Gjeneral do të evidentojë këtë rast si shkelje, pasi që në vitin paraprakë, kishte evidentuar disa shkleje të Komunës të kësajë natyre.

Auditori kishte vërejtur se Komuna në 3 raste kishte filluar procedurat e prokurimit pa plan detaj të ndërtimit, në kundërshtim me nenin 4 të UA 01/2014 të KRPP, që përcakton se AK përgjegjës për hartimin e projektit ekzekutiv cili në mënyrë mandatore duhet t’i bashkëngjitet specifikacionit teknik të dosjes së tenderit.

Po, ashtu, Auditori kishte vërejtur që në dy raste, komuna kishte bërë kontraktimi shërbimeve për pozicione të kryera, duke konsideruar që kjo rezulton me pagesa të dyfishta për të njëjtin shërbim, duke shkaktuar shpenzime të parregullta të parasë publike dhe dëmtim të buxhetit komunal. /Lajmi.net/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

loading...