Qeveria greke vendos masa të reja kufizuese/ Ul çmimin e testit të...

Qeveria greke vendos masa të reja kufizuese/ Ul çmimin e testit të shpejtë, ja çfarë ndryshon nga dita e hënë…

302
0

Prej 13 shtatorit në Greqi futen masa të reja për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Qeveria greke ka marrë vendimin që të ulë deri në 10 euro çmimin e testeve të shpejta duke u përgatitur për sezonin vjeshtë-dimër. Siç raportojnë mediat vendase, për herë të parë pas 18 muajsh pandemi kush do të jetë i pavaksinuar do të detyrohet të bëjë testin e shpejtë që të futet në: Shkolla, administratë, bar-kafe, palestrat, stadiumet restorante apo ambiente të tjera të tjera argëtimi të mbyllura. Autoritetet bëjnë me dije që nga dita e hënë në Greqi do të ndryshojnë rregullat pasi personat që janë të pavaksinuar nuk do të lejohet në ambientet e brendshme pa kryer testin e shpejta. Vlen të kujtojmë që testet e shpejta dikur kushtonin 40 Euro, ndërsa tashmë qeveria ka marrë vendimin për të vendosur çmimin tavan 10 Euro për të kryer teste masive që të frenohet përhapja e virusit famëkeq.