Kryeministri Edi Rama dhe deputetja e PD Majlinda Bregu, gjate dialogut te nivelit te larte, ku Komisioneri i BE per Zgjerimin dhe Politiken e Fqinjesise Stefan Fule ka deklaruar se Komisioni Europian i rekomandoi Keshillit te Ministrave te BE qe ti jape Shqiperise statusin kandidat, me ane te nje progres-raporti te detajuar, ku jepet note pozitive mbi punen e qeverise shqiptare.

Aktualitet

Qeveria e re “Rama”/ Majlinda Bregu, kandidate për ministre të Diasporës?

By vizional

August 25, 2017

 

 

Me kritikat e ashpra që dje Rama i bëri Ministrisë së Jashtme dhe drejtuesve të saj, pritet që emrat e ministrave të jenë surprizë dhe mund të shkohet deri aty sa pjesa më e madhe e kabinetit të vjetër të mos përshihet në ekipin e mandatit të ardhshëm. Por Rama lajmëroi dje edhe krijimin e një ministrie të re, asaj të Diasporës, të cilës i kushtoi një pjesë të mirë të fjalimit para ambasadorëve. “Dua t’ju informoj që në funksion të këtij aspekti themelor të kësaj qasjeje të re, qeveria e re do të ketë dhe një ministër shteti ekskluzivisht për shqiptarët jashtë atdheut”. Gazeta Mapo ka hedhur sot tezën se pikërisht për këtë post të ri dje në ambientet politike qarkullonin disa kandidatura dhe mes tyre edhe ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu, e cila përveçse një njohëse e mirë e proceseve integruese, ka edhe njohje me vlerë në nivele të larta të KE dhe PE çka e dëshmoi edhe me negociatat e fundit për krizën politike për bojkotin e zgjedhjeve nga PD. Vlerësimi i Ramës për punën e Bregut vjen që gjatë mandatit të kaluar qeverisës, ku ish-ministrja e PD mbante postin e kryetares së Komisionit të Integrimit. Sipas Mapo-s, në momente kyçe për fatin e hapjes së negociatave në mbledhjet e përbashkëta Shqipëri–BE, Bregu ka kërkuar gjithmonë hapjen sa më parë të këtyre negociatave. Burimet shtuan se kandidatura e Bregut është në diskutim dhe mund të realizohet me qëllim për të treguar hapje ndaj opozitës dhe pikërisht në një nga postet që ka të bëjë me raportet me jashtë. Para një viti mediat kanë shkruar se Bregu ka marrë një propozim për rolin e roli e kryenegociatores së Shqipërisë me BE pas hapjes së mundshme të negociatave. Por me shtyrjen e tyre edhe propozimi nuk pati rastin të vërtetohej.