Qetësohen “gjakrat”, Noizy pajtohet me Albert Krasniqin

Qetësohen “gjakrat”, Noizy pajtohet me Albert Krasniqin

193
0

n_1474802296-7413204

Reperi Noizy ishte emri kryesorë i ngjarjes së cilësuar si “përleshja e vitit” në Kosovë. Noizy ishte njëri ndër fytyrat publike më të përfolura pas zënkës që pati me reperët kosovarë ndër ta Ylber Abdullahu i njohur si Cozman.

Noizy pas suksesit që arriti me publikimin e shumë këngëve përgjatë këtij viti, në fund u bë pjesë e një përleshje që çoi deri në plagosjen e tij dhe mikut të tij të afërm reperit Varrosi.

Ndërsa pas këtij incidenti që çoi deri në plagosje, të dyshuarit Albert Krasniqit  iu shqiptua një muaj paraburgim. Kurse sipas burimeve të Indeksonline, Noizy dhe Albert Krasniqi tashmë kanë vendosur që t’i zbusin marrëdhëniet e tyre të acaruara pas përleshjes që patën në Prishtinë.

Dyshja sipas të gjitha informacioneve kanë filluar të flasin rreth një pajtimi të mundshëm, duke u munduar t’i lënë anash zënkat dhe duke e bërë të mundur që të harrohet plagosja dhe grushtet në incidentin e fundit në kryeqytet.

Sipas burimeve të afërta të Indeksonline, është bërë e ditur që Albert Krasniqi nuk ka të bëjë fare me reperin Noizy, pasi ishte vetëm shoqërues apo person rasti në veturën e reperit Cozman, dhe si i tillë është arritur që mosmarrëveshja në mes tij dhe Noizyt të sqarohet dhe të kuptohet se nuk kanë të bëjnë asgjë më njëri-tjetrin.

Kurse Indeksonline mëson gjithashtu se personi i cili ka arritur të sqarojë mosmarrëveshjen  dhe të qetësojë “gjakrat” në mes Noizyt dhe Albert Krasniqi, është miku i afërt i Noizyt, i njohur si pronari i një diskoteke të njohur në Kosovë.