Qershori, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë!

Qershori, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë!

505
0

Qershori që sapo u mbyll ishte muaji më i nxehtë në histori, duke vendosur temperatura rekord, njoftoi Agjencia Satelitore e BE.

Të dhënat e siguruara nga Shërbimi i Ndryshimit të Klimës Koperniku (C3S) treguan se temperatura mesatare globale për qershorin e këtij viti ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë.

Të dhënat treguan se temperaturat mesatare evropiane ishin më shumë se 2 gradë celsius mbi mesataren normale, ndërsa ato shkuan deri në 10 gradë celsius mbi normalen në Francë, Gjermani dhe në Spanjën veriore.

Temperatura mesatare globale ishte rreth 0.1 gradë celsius më e lartë se gjatë qershorit të vitit 2016.

Vala e fundit e të nxehtit në Francë bëri që të shënohen temperatura rekord në historinë e vendit, deri në 45.9 gradë celsius, duke shkaktuar zjarre të mëdha edhe në Spanjë, ku temperaturat kaluan 40 gradë celsius.

Sipas C3S, është e vështirë që kjo situatë të lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, por theksohet se situata të tilla ekstreme të motit pritet të bëhen më të zakonshme për shkak të ngrohjes globale.