
Raca e qenëve ‘Scottish Terriers’ janë tashmë jashtë listës së kafshëve në zhdukje, pasi studimet vërtetuan se shumimi i tyre është rritur me 92%.
Shifrat e vitit të kaluar të racës skoceze ranë në mënyrë të ndjeshme dhe ekspertët besonin se ata mund të zhdukeshin së shpejti.
Gjithsesi qendra ‘Kennel Club’ ka lajmëruar që regjistrimet e qenëve të kësaj race janë rritur me 92% vetëm në muajt e parë të 2020.
Tashmë këta qen janë në 5-shen e kafshëve që janë shumuar më së shumti dhe kanë dalë nga lista e zhdukjes.