Bota

Qëndruan në një zonë ushtarake, dy blogerë australianë ndalohen në Iran

By vizionc

September 12, 2019

Dy shtetas australianë që janë ndaluar në Iran gati dy muaj më pare, të ndaluarit janë Mark Firkin dhe Jolie King, e cila po ashtu ka edhe shtetësi britanike.

Sipas BBC ata  janë ndaluar nga Garda Revolucionare Islamike, për shkak të qëndrimit në një zonë ushtarake në Provincën e Teheranit.

Departamenti australian për Punë të Jashtme ka thënë në një deklaratë në emër të familjeve të çiftit: Familjet tona shpresojnë se do të shohin Mark dhe Jolie të sigurt në shtëpi, sa më shpejt që është e mundur. Ne nuk kemi ndonjë koment shtesë deri më tash.

Të dy janë blogerë dhe në kanalin e tyre në platformën YouTube kanë 21,500 ndjekës.

Transmetuesi në gjuhën iraniane, Manoto TV me bazë në Londër, ka thënë më 12 shtator se çifti është arrestuar pasi nuk ka pasur njohuri se si e parashohin ligjet e Iranit përdorimin e dronëve.

Ndërkohë, arrestimet e tyre vijnë pas rritjes së tensioneve në mes të Iranit dhe perëndimit, meqë Shtetet e Bashkuara janë tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Modelja tashmë e njohur ndërkombëtarisht, Oriola Marashi rrëmben gjithmonë vëmendjen me fotot e saj provokuese. Kësaj radhe një fans ‘i çmendur’ i modeles, i shkruan mikeshës së Oriolës, Kejvinës se ka tre dëshira.

“Të bëj foto me Zef Begën, të puth njëhër n’ballë Arjan Çanin dhe të shtrëngoj kofshën e Oriolës”- i shkruan ndjekësi Kejvina Kthellës, e cila e ka ndarë menjëhërë këtë postim, duke etiketuar m