Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është takuar sot me mjekët e punësuar së fundmi nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”.
Manastirliu njoftoi se gjatë muajit Nëntor, janë punësuar 58 mjekë të rinj në qendra shëndetësore dhe spitalet publike, ndërsa tha se portali do të jetë i hapur për t’u krijuar mundësinë mjekëve për t’u njohur me vendet e lira të punës dhe për t’ju bashkuar sistemit shëndetësor publik.
Nga muaji Maj i këtij viti janë në total 99 mjekë të punësuar në sistemin shëndetësor nëpërmjet Portalit “Mjekë për Shqipërinë”.