Aktualitet

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare: Qëndroni të sigurt

By vizional

November 29, 2019

Kur Shqipëria po kalon momente paniku pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 49 viktima, ndërkohë që qytetarët përjetojnë çdo ditë ankth për shkak të pasgoditjeve të shumta, ka reaguar Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare.

Kjo e fundit përmes monitorimit të lëkundjeve sizmike në Shqipëri ka bërë me dije se shqiptarët duhet të qëndrojnë të sigurt.

Mes të tjerash EMSC thekson se paslëkundjet kanë mbetur të kufizuara, ndërsa shpresojnë që ato të bien.

“Ne shpresojmë që paslëkundjet do bien dhe që miqtë tanë në Shqipëri të qetësohen. Qëndroni të sigurt”, thuhet në njoftimin e Qendrës Sizmologjike Europiane, ndërsa ka publikuar edhe një grafik me intensitetin e tërmeteve.