Qendra shëndetësore Brataj, një investim i munguar prej vitesh

Qendra shëndetësore Brataj, një investim i munguar prej vitesh

1052
0

Një investim në qëndrën shëndetësore Brataj nga Shoqata ” Gjysëm Hëna e Kuqe” nga Emiratet e Bashkuara, me mbështetjen e ministrisë së Shëndetësisë si dhe pushtetin vendor, është një investim i munguar prej vitesh në këtë zonë. Ky investim vjen si kërkesë e nevojshmërisë të këtij komuniteti, por edhe si kërkesë e drejtorisë së Shëndetit rajonal. Sipas mjekes së kësaj qëndre Znj.Afërdita Metaj e cila punon me përkushtim prej vitesh në këtë qëndër, nuk mungon lista standarte e pajisjeve mjekësore, si dhe lista e barnave. Vepra të tilla janë jetësore dhe janë një ndihmë e domosdoshme jo vetëm për këtë fshat, por edhe për të gjithë fshatrat përrreth. Kjo do të jetë një qëndër në shërbim të 15 fshatrave dhe 9000 banorëve, statistikë kjo e cila është evidentuar nga vet mua pasi punojë në këtë zonë prej katër vitesh. Jo vetëm unë por çdo individ që hyn brenda këtij spitali analizon brenda vetes një statistikë ku ishim dhe ku jemi.

Përgatiti: Anila Ahmataj