Qëllohen me armë zjarri inspektorët e mjedisit nga Tirana, identifikuan katër kamionë...

Qëllohen me armë zjarri inspektorët e mjedisit nga Tirana, identifikuan katër kamionë të ngarkuar me… (DETAJE)

402
0

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të inspektorëve të pyjores dhe mjedisit në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ternovë, kur inspektorët e mjedisit, së bashku me inspektorët e pyjores në Dibër kanë identifikuar katër kamionë të ngarkuar me lëndë drusore. Mësohet se personat që ndodheshin në kamionë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së inspektorëve por fatmirësisht nga plumbat nuk ka të lënduar. Inspektorët kanë njoftuar menjëherë policinë e Bulqizës, të cilët janë nisur drejt vendngjarjes. Dyshohet se në kamionë ishin ngarkuar lëndë drusore që do të shërbenin si shtylla në galeritë e minierave.