Puthje në buzë, lutje dhe lot, ja si e festoi Holanda kualifikimin

Puthje në buzë, lutje dhe lot, ja si e festoi Holanda kualifikimin

179
0

Pritja kishte zgjatur shumë, duke qenë se nga protagonizmi i fundit i tyre në një Europian kishin kaluar plot 7 vite. Prandaj, ishte edhe legjitime që festa e “Tulipanëve” të ishte shumë e madhe, e zhurmshme, madje në disa raste edhe pak e “shthurur”.
E shthurur me bukurinë e dy lojtarëve që ishin ndër më protagonistët, duke qenë se në dhomat e zhveshjeve në Belfast, nëse Matajs De Ligt dhe trajneri Ronald Kuman për të shfryrë euforinë e tyre goditën disa dollapë me grushte, Memfis Depai ka puthur në buzë nga ekzaltimi Kuinsi Promesin dhe më pas një përqafim në grup mes të gjithëve.

Pak minuta më pas, Depai është ulur në gjunjë duke praktikuar lutjen e tij, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e grupit festonte edhe me birrat që nuk munguan. Por pati edhe nga ata që shpërthyen në lot, si Xhini Vajnaldum për shembull apo edhe si i riu tjetër i ekipit, Natan Aki. Më i çmenduri i grupit ishte portieri Jasper Silesen, i cili nuk ngurroi të ndezë humorin teksa ofroi një kërcim sensual nën muzikën e vendosur nga një pjesë e lojtarëve, e shoqëruar më pas me koret: “U rikthyen”.

holanda

Në fund, siç tregoi dhe një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga disa uebsajte dhe gazetarët holandezë të pranishëm, ishte edhe ngritja në qiell e trajnerit Ronald Kuman, arkitekti i vërtetë i këtij grupi që më në fund ka prishur një mallkim të gjatë, por në të njëjtën kohë ka rikthyer një identitet loje dhe ka rinovuar 80 për qind të grupit të lojtarëve, brenda 20 muajsh (e mori detyrën më 6 shkurt 2018).