Lajme

Puthje dhe përkëdhelje, çfarë po ndodh mes Ilda Bejlerit dhe stilistit të njohur

By vizional

May 26, 2020

Stilisti i njohur Joni Peçi ka promovuar së fundmi krijimin më të ri të veshjeve që u reklamuan nga miqtë e tij më të ngushtë. Pjesë e sfilatës ishin disa nga emrat më të njohur të ekranit, ndër ta edhe moderatorja Ilda Bejleri. Ilda dhe Joni janë miq shumë të mirë, ndaj këtë e kanë shfaqur edhe në videon që ka publikuar në Instagram moderatorja, ku shihen duke u përqafuar me njëri tjetrin.

Sigurisht që duke e ditur miqësinë mes tyre nuk ka vend për dyshime, ndërkohë që Ilda ka kohë që nuk përflitet për ndonjë lidhje, pas asaj me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu, të cilën nuk e konfirmoi asnjëherë zyrtarisht për mediat.