“Pushooo”, Artan Lame tregon për episodin me Fevziun në studio: Kur mori...

“Pushooo”, Artan Lame tregon për episodin me Fevziun në studio: Kur mori shkopin, mendova se do më binte

586
0

E mbani mend momentin kur gazetari Blendi Fevziu i bertiste Drejtorit te Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, aso kohe kreu i ALUIZNI-it, “Pushoooo”, me shkop ne dore?

Kete moment ka kujtuar vete Lame, teksa ka qene i ftuar ne emisionin “Mos i fol Shoferit “, te Rudina Dembacaj ne RTV Ora, teksa ka treguar si e përjetoi debatin në studion e Blendi Fevziut.

 

“Jam shumë nevrik por zakonisht kur janë kamerat përmbahem për të qënë politikisht korrekt” u shpreh ai.

 

“Unë tashmë ushtroj, ushtrime nervash për të kalitur veten, pastaj ai që unë kisha përballë ndjestë pastë Sokoli ishte kundërshtarë i dobët se bëhej fjalë për rrugët në 2013. Kur Fevziu merr shkopin thashë erdhi të më bjerë e po shikoja objektet që kisha rreth për t’ia hedhur kokës , për t’ju kundërpërgjigjur. Po ishte një skenë e bukur .”