“Pusho, ul zërin”! Debat i ashpër mes Petrit Vasilit dhe Rudina Hajdarit,...

“Pusho, ul zërin”! Debat i ashpër mes Petrit Vasilit dhe Rudina Hajdarit, deputetja: Do flas që ç’ke me të!

481
0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili është përplasur me deputeten e opozitës parlamentare Rudina Hajdari. Ndërsa po diskutohej për tryezën e zhvilluar mes PS-PD-LSI për Reformën Zgjedhore, në të cilën ishte e pranishme dhe zonja Hajdari, kjo e fundit hodhi akuza mbi palët, duke thënë se çdo marrëveshje politike që është bërë mes tyre ka qenë një mashtrim për shqiptarët.

Ajo u shpreh se arsyeja që u përfshi në atë proces është për t’u siguruar transparencë shqiptarëve.

 

Nga ana tjetër, Vasili i ka kërkuar që të ulë zërin dhe të qetësohet, duke iu drejtuar disa herë me fjalën “pusho”. Ja replikat mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion”:

 

Petrit Vasili: Zonja Hajdari ka lindur nga ky sistem si mund ta monitorojë atë…

 

Rudina Hajdari: Pikërisht se vetëm brenda sistemit mund të ndryshosh diçka…Zoti Vasili te lutem se ky argument nuk pi me uje. do flas që ç’ke me të…

 

Petrit Vasili: Mos na bëj zhurmuesin… Po lere moj se s’të shkon kjo zhurmë këtu, po pusho… pusho… qetësohu moj zonje. Ore do pushosh apo s’do pushosh? Zonja është produkt i këtij sistemi dhe nuk mund të jetë garante…

 

Rudina Hajdari: Po lere se s’të pi ujë ky argument.

 

Petrit Vasili: Ky mision është një mision i pamundur, sepse zonja Hajdari mori një pozicion që moralisht është i papranueshëm për ne, që qënkërka vëzhguesja, ka monopolin e ndershmërisë absolute dhe vëzhgon ne tre të tjerët…

 

Rudina Hajdari: Kur flisni ju për moral, këtu unë e lë debatin fare.

 

Petrit Vasili: Një zonjë që është pjellë e këtij sistemi, nuk e ka këtë mision…

 

Rudina Hajdari: Unë kam qenë pjesë e PD që kur kam lindur.

 

Petrit Vasili: Moj po lere se kemi lindur para teje ne, po lere tashi…

 

Rudina Hajdari: Nuk jam nga ato ardhjet që mendon ti…/tvklan.al