Pushime përrallore dhe destinacione që të lënë pa frymë, ja ku e...

Pushime përrallore dhe destinacione që të lënë pa frymë, ja ku e kaluan VIP-at shqiptarë Vitin e Ri

195
0

 

Ardhja e Vitit të Ri preferohet të festohet në mënyra nga më të ndryshmet. Dikush zgjedh të mblidhet me familjen dhe në ngrohtësinë e njerëzve të afërt të presë fillim-vitin e Ri me të dashurit e zemrës, në një darkë pranë oxhakut.Por, ka dhe nga ata që zgjedhin të festojnë jashtë Shqipërisë, disa tek të afërm e të tjerë në vendet që preferojnë, duke parë magjinë e festave në një tjetër nivel. Dhe sigurisht, emra të njohur të botës VIP kanë zgjedhur që magjinë e festave ta përjetojnë në mënyrën më të bukur të mundshme, duke shpenzuar një pjesë të mirë parash.

 

 

Për gazetarin Blendi Fevziu udhëtimet tashmë janë bërë të zakonshme. Pasi të gjithë verën e kaloi në destinacionet më të veçanta, nga Mavhu Piccu në Bahamas e Mykonos, duket se edhe për ndërrimin e viteve ka zgjedhur një vend luksoz, që njihet për spektaklin që dhuron në natën e Vitit të Ri. Viti 2020 Blendi Fevziun bashkë me familjen e tij e gjeti në Dubai. Eksplorimi i një nga akuariumeve më të famshëm në Dubai ka qenë dhe një nga emocionet që gazetari ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale. Ndërkohë që ai është zhytur në ujë, në anën tjetër gjendet vajza e tij e vogël.

 

 

 

 

 

Marina dhe Luana Vjollca kanë zgjedhur të njëjtin vend për të kaluar natën e ndërrimit të viteve, Dubai. Në një atmosferë me fishekzjarre, dy moderatoret duken të lumtura përkrah njëra-tjetrës. Me siguri pranë tyre gjenden dhe dy meshkujt që i kanë rrëmbyer zemrat bukurosheve, Getoar Selimi dhe Krenar Çoçaj.

 

 

 

 

 

Gazetari Sokol Balla duket se ka vendosur të shijojë një fundvit ndryshe larg Shqipërisë. Ai ka zgjedhur një destinacion të lakmuar dhe super të shtrenjtë, Bagnkokun. Balla ka ndarë momentet më të veçanta nga vendi ekzotik, ku nuk ka nguruar të provojë dhe disa nga ‘sportet’ aventureske si mbajtja e një gjarpri gjigant mbi shpatulla.

 

 

Arbana Osmani ka zgjedhur  të udhëtojë drejt Parisit, bashkë me të dashurin e saj të zemrës, Eduart Grishajn. Duket se kryeqyteti francez i dashurisë është kthyer në një ndër strehëzat e preferuara sa herë duan të kalojnë momente të veçanta.

 

 

 

Olta Gixhari prej kohësh, që nga tragjedia që kaploi Shqipërinë me 26 nëntor të vitit 2019, ka pohuar se do të qëndrojnë jashtë vendit për të kaluar traumën që la pas tërmeti i fuqishëm. Ajo ka zgjedhur që Vitin e Ri ta kalojë në republikën Çeke.

 

 

 

Lori Hoxha dhe Sara Hoxha, dy trashëgimtaret e Top Medias, ndërrimi i viteve i ka gjetur në Dubai. Ata nuk kanë nguruar të ndajnë foto dhe video nga udhëtimi i tyre, dhe shëtitjet në shkretëtirën e famshme. Më tepër aktive në Instagram është treguar Lori Hoxha, e cila ka ndarë disa postime nga udhëtimi familjar.

 

 

 

Pas fitores në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar me baladën “Shaj”, Arilena Ara është arratisur në Los Angeles. Nën shoqërinë e menaxherit të saj, Popi Kola, këngëtarja Arilena Ara e ka pritur ndërrimin e viteve në SHBA, ku duket më e lumtur se kurrë./MARRË NGA “DOSJA.AL”