Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë protestë para ministrisë së Financave: Duam...

Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë protestë para ministrisë së Financave: Duam pagën tjetër dhe …

360
0

Ditën e sotme Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë kanë dalë të protestojnë para Ministrisë së Financave. Bëhet me dije se punonjësit kanë dalë në protestë, pasi kërkojnë një pagë tjetër prej 40 mijë lekësh dhe ndryshimin e protokollit të sigurisë. Ata janë shprehur se është e pamundur të kthehen në punë për shkak të pamundësisë ekonomike, dhe problemeve që shkakton protokolli anti-covid. Sakaq, policia ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve, pasi nuk lejohet grumbullimet për shkak të pandemisë. Kujtojmë se 3 ditë më parë kreu i Bashkisë në Tiranës, Erjon Veliaj u ka dërguar një mesazh ultimativ Shoqatës së Urbanëve duke u thënë se kush nuk do të punojë të largohet dhe mos të mbajë Tiranën peng.