Punonjësi 53 vjeçar zhvat Cristiano Ronaldon, i merr qindra mijëra euro

Punonjësi 53 vjeçar zhvat Cristiano Ronaldon, i merr qindra mijëra euro

450
0

Forma në fushën e lojës është ndër më të mirat, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet jashtë saj. Dhe pse kanë kaluar shumë vite dhe shuma të tilla janë të papërfillshme për një futbollist si ai, Cristiano Ronaldo ka rënë pre e një mashtrimi tepër të kushtueshëm.

Sipas asaj që shkruajnë mediat botërore, kampioni portugez dyshohet se është mashtruar nga një punonjës i një agjencie udhëtimi, të cilit i kishte besuar kartat e tij të kreditit dhe kodet përkatëse nga Shkurti i vitit 2007 deri në Korrik 2010.

Gjatë kësaj periudhe, Ronaldos dyshohet se i janë marrë rreth 288 mijë euro, një vlerë që korrespondon me 200 udhëtime që 36-vjeçari nuk i ka bërë kurrë. Por kjo nuk përfundon këtu, pasi Ronaldo nuk ishte viktima e vetme e mashtrimit që zgjati për tre vjet.

Agjenti i kampionit portugez, Jorge Mendes dhe futbollistët Nani e Manuel Fernandes gjithashtu përfunduan në shenjestrën e agjencisë së udhëtimit, ku janë zhdukur në total rreth 350 mijë euro. Një punonjës 53-vjeçar u dënua në vitin 2017 nga gjykata e Portos, që e dënoi me katër vite, por më pas u pezullua për shkak se vjedhjet u kompensuan nga kompania.