Punonin në Spitalin e Janinës/ Arrestohen tre infermiere shqiptare në Greqi, mediat...

Punonin në Spitalin e Janinës/ Arrestohen tre infermiere shqiptare në Greqi, mediat helene tregojnë arsyen

367
0

Tre infermiere shqiptare janë arrestuar nga policia greke pasi nuk kishin dokumentacionin e duhur për të punuar në spital. Më konkretisht, ato nuk zotëronin një licencë për ushtrimin e profesionit të tyre.

Mediat helene bëjnë me dije se ndalimi i tre infermiereve nga Shqipëria është bërë në spitalin publik të Janinës “Haxhikosta”. Ndërkohë nuk bëhet me dije identiteti i tyre.

 

Po ashtu thuhet se janë arrestuar gjithashtu edhe dy infermiere bullgare për të njëjtat arsye. Një hetim ka nisur lidhur mbi rastin.

 

Lidhur me këtë ngjarje po merret në pyetje drejtori dhe nëndrejtori i spitalit, të cilët do të zbardhin mënyrën se si infermieret janë punësuar në këtë institucion.

 

Ndër të tjera, mediat greke shkruajnë se: “Punësimi i paligjshëm i infermiereve tenton të marrë formën e një epidemie”.

 

Kujtojmë që emergjenca e koronavirusit ka rritur ndjeshëm kërkesën për personel mjekësor në shumë vende të BE-së.