E hijshme dhe e veshur me një fustan ngjyrë rozë, Dukesha e Cambridge-it Kate Middelton nuk i ka shpëtuar syrit kureshtar të një grupi punëtorësh ndërtimi, të cilët nuk kanë nguruar as t’i fishkëllejnë 34-vjeçares, e cila ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj princi William. Ata kanë vizituar punimet që po bëhen për ndërtimin e strehimit Nansledan në Cornwall. Me batuta mes një punëtori dhe çiftit William dhe Kate për një selfie ka shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve dhe gjithçka është marrë me sportvitet nga dukesha, nëna e dy fëmijëve. Por më herët Kate është ndalur në Farm Cornish Healey ku nuk ka nguruar të pi edhe një gotë birrë duke cekur gotën me bashkëshortin e saj. Edhe ky takim ka kaluar mes shakave dhe të qeshurave, teksa nuk ka munguar as birra e personalizuar me emrin e çiftit, Kate dhe William.