Punët që mund t’i “rrëmbejmë” Europës

Punët që mund t’i “rrëmbejmë” Europës

653
0

Vendet e Bashkimit Europian po i zhvendosin vendet e punës në Azi, Ballkan e Turqi, në kërkim të kostove më të ulëta. Maqedonia dhe Serbia kanë përfituar, po Shqipëria a do ta kapë këtë tendencë? Janë tre sektorë që po i zhvendosin vendet e punës nga Bashkimi Europian drejt rajoneve më tërheqëse: prodhimi i makinerive, pajisjet elektronike (televizorë, kompjuterë, telefona celularë) dhe produkte elektrike (si pajisjet elektroshtëpiake). Krahas Azisë dhe Amerikës, në radarin e kompanive europiane janë edhe Turqia e Ballkani, si vende që kanë kosto të ulët të fuqisë punëtore, ku rasti më tipik është Serbia. Një raport i fundit i Komisionit Europian, “Evidenca mbi delokalizimin dhe rilokalizimin në Europë”, i publikuar në prill 2017, jep një panoramë mbi ecurinë e tregut të punës në vendet e Bashkimit Europian, duke u fokusuar te zhvendosja e vendeve të punës në tregje më tërheqëse, nga njëra anë, por edhe te përpjekjet për të rikthyer vendet e punës të humbura.

Shperndaje