HOROSKOPI

Puna, shëndeti dhe dashuria, ky është parashikimi i horoskopit për ditën e sotme

By vizional

January 29, 2019

Njihuni me parashikimin, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

 

Mundohuni që të ruani ekuilibrin dhe të lini çdo gjë që të rrjedhë normalisht, pa lënë pas dore ndjesitë tuaja. Do ta gjeni veten të dominuar nga ndjenja që derimë tani nuk i keni përjetuar asnjëherë. Nëse jeni vetëm, vijoni të jeni optimist, pasi shumë shpejt do të ketë të reja të rëndësishme. Mendja juaj punon me shpejtësi të madhe dhe pritet që të përfshiheni në projekte të cilat do t’ju ndryshojnë jetën totalisht.

 

Demi

 

Disa prej të lindurve të kësaj shenje do të jenë të hutuar për shkak të sjelljes së një partneri/e rebel, ndoshta diçka e bërë pa u menduar. Mos i kushtoni shumë rëndësi vogëlsive. Ata që janë vetëm, do të mund të mbështeten te një takim i cili parashikon të jetë mjaft interesant. Në sajë të ndikimi të favorshëm të planetëve në vendin e punës, shija e sfidës do të vijë në rritje. Bëni kujdes që të vlerësoni mirë rrezikun me të cilin do të përballeni.

 

Binjakët

 

Do të jeni shumë të zënë me punë dhe nuk do i dedikoni kohën e duhur njeriut tuaj të zemrës. Një keqkuptim i vogël mund të prishë ditën, por që me kalimin e orëve do të zgjidhet. Ata që janë vetëm do të jenë euforik dhe do të përfshihen në miqësi të reja. Në punë, yjet ju favorizojnë në realizimin e projekteve tuaja, veç kini besim në vete.

 

Gaforrja

 

Do të jetë një e martë e mbushur me surpriza, kjo e këtij 29 janari 2019, ku planetët pritet t’i japin dritë jetës tuaj në çift. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi të shumta për të realizuar projektet e tyre të jetës. Në punë, mundohuni që të organizoheni sa më mirë, pa u përfshirë nga ankthi.

 

Luani

 

Kjo është një fazë reflektimi, ku nuk ka asgjë të rëndësishme për jetën private, përveç ruajtjes së ekuilibrit. Ata që janë vetëm, duhet të përdorin gjithë energjinë e tyre për të bërë për vete një person. Në punë, do të keni të gjitha mundësitë për të hequr nga rruga juaj një pengesë.

 

Virgjëresha

 

Gjatë kësaj dite do keni mundësi që t’iu përkushtoheni gjërave që pëlqeni, duke ndarë të njëjtat interesa me njeriun e zemrës. Parashikohet një ditë mjaft e qetë. Nëse jeni vetëm, një miqësi të cilën e konsideronit sipërfaqësore, premton diçka më shumë. Sa i takon punës, parashikohen lajme të rëndësishme.

 

Peshorja

 

Vendosmëria nuk ju mungon dhe do ju japë mundësi që të rikuperoni një situatë disi të komplikuar. Gjithë ata që janë në çift, duhet të kenë durim dhe të dëgjojnë nevojat e partnerit/es. Ndërsa ata që janë vetëm do të kenë një ndjesi rebelimi për të dalë nga situata. Në punë do jeni të pakapshëm, dhe do të çoni deri në fund disa çështje që ju janë besuar.

 

Akrepi

 

Dyshimet dhe pasiguritë do të pushtojnë mendjen tuaj. Në vend që të mundoheni, jini më të qetë dhe flisni hapur me partnerin/en për problemet tuaja. Yjet favorizojnë gjithë ata që janë vetëm, shkruan noa.al. Ritmet e punës, mund të shkaktojnë keqkuptime me kolegët dhe eprorët, ndaj tregoni kujdes.

 

Shigjetari

 

Me ndihmën e Venusit, më në fund do të trokasë lumturia edhe për ju. Ky është momenti i duhur për ti treguar ndjenjat njeriut tuaj të zemrës. Parashikohen emocione të reja për gjithë ata që janë vetëm, ndërsa një miqësi mund të kthehet në diçka më jetëgjatë. Në punë, tregoni se dini të jeni të pavarur dhe kjo gjë do të vlerësohet.

 

Bricjapi

 

Mundohuni që të mos bëni gabime për të cilat mund të pendoheni! Tregojini njeriut tuaj të zemrës se sa shumë e doni dhe jo vetëm me fjalë. Ata që janë vetëm do të jenë mjaft tërheqës, duke bërë për vete shumë njerëz. Në punë, është momenti për të përveshur mëngët dhe për të treguar se sa vleni.

 

Ujori

 

Në raportin në çift disa re vërtiten në qiell, gjë që do të reflektohet në jetën private. Do të kepni vështirësi në të kuptuarit me të tjerët. Për ata që janë vetëm parashikohet një mbrëmje e këndshme, me njerëz që vërtetë i vlerësoni. Dita do të nisë e mbarë sa i takon punës. Bëni durim, me eprorët dhe do merrni rezultatet e shpresuara.

 

Peshqit

 

Më në fund gjatë kësaj dite do e lini veten të lirë, duke ndjekur zemrën dhe ndjenjat. Ata që janë vetëm, duhet të shfrytëzojnë më mirë fantazinë, duke organizuar një mbrëmje të paharrueshme. Sa i takon punës parashikohen disa vështirësi, të cilat kanë nevojë për sqarim, para se situata të degradojë.