Puç Rudina Hajdarit? Kolegët e shkarkojnë fshehurazi, deputetja: Jam në krye. Korab...

Puç Rudina Hajdarit? Kolegët e shkarkojnë fshehurazi, deputetja: Jam në krye. Korab Lita publikon dokumentet

634
0

E shkarkuan nga drejtimi i Grupit, Hajdari kundër kolegëve: Shihemi te enjten! Korab Lita i përgjigjet Hajdarit dhe publikon procesverbalin e votimit Halit Valteri bën një hap pas, letër Ruçit: Mund të shkrihet grupi

 

Grupi Parlamentar Demokrat që përbëhet nga deputetët “tradhtarë” të Partisë Demokratike, ka larguar Rudina Hajdarin nga kryesimi i grupit. Lajmin e jep vetë kryetari i ri, Korab Lita. Në një reagim në rrjetet sociale, Lita thotë se i është besuar një detyrë e re, të cilën do e kryejë me privilegj dhe përgjegjësi.

 

“Te nderuar miq, Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit. Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.

 

Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne. Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene”, shkruante Lita.

 

Ndërkohë që në një reagim të dytë për Dosja.al, Lita tha se grupi e mbështet Hajdarin dhe se lëvizja u bë për mirëfunksionimin e këtij grupi. “Riformatimi ishte në funksion të funksionimit administrativ të Grupit. Rudina ka një detyrë akoma më të rëndësishme, siç është ajo e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Integrimit, bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore, për të cilat ka mbështetjen tonë maksimale si grup.”,-u shpreh Lita.

 

 

 

Rudina Hajdari në një reagim në mediat sociale ka bërë me dije se ajo është në krye të grupit dhe lajmet e shpërndara nga kolegët e saj nuk janë të vërteta. Por Korab Lita ka treguar dhe dokumentet që e bëjnë kryetar të Grupit Demokrat.

 

Grupi Parlamentar Demokrat u krijua në Kuvend pasi hynë deputetët nga listat e reja. Pjesë e grupit janë Korab Lita, Halit Valteri, Alban Zenel e Myslim Murrizi. Në pranverën e 2019, kohë kur edhe grupi u krijua, në krye të tij u zgjodh deputetja e PD, Rudina Hajdari. Por duket se kulisat mes demokratëve të opozitës së re kanë nisur, dhe me largimin e Hajdarit do të shohim zhvillime të tjera.