Publikohet parashikimi mujor nga Jorgo Pulla: Nga data ‘bombë’, e deri tek...

Publikohet parashikimi mujor nga Jorgo Pulla: Nga data ‘bombë’, e deri tek shenjat e bekuara të tetorit

491
0

Jorgo Pulla tregoi parashikimin e 12 shenjave të Zodikaut për muajin tetor. Sipas Jorgos ku do të jetë një muaj që do të na trondisë dhe do të vijë me lajme shumë të rëndësishme.

 

“Është muaji i dytë i vjeshtës. Ka ardhur momenti ku jemi, ku do të shkojmë. Marrim 15 diteshin e parë të këtij muaji. Kemi mjaft ndikime, favorizime që kanë të bëjnë me çështje të mëdha në këtë muaj. Ekonomike, financiare, problemet që kemi pasur duhet t’i fshijmë nga memoria. Në 15 ditëshin e dytë duhet pasur shumë kujdes sepse është një acar i madh, akull që do kohë që të thyhet. Ka rregullime financash. Është dhe karrota, por është edhe shkopi. Çfarë duhet të bëjmë, ku duhet të shkojmë dhe si do i realizojmë.” Jorgo i ftuar në ‘Abc e Pasdites’, u specifikua edhe më tepër duke thënë datat më me fat për muajin tetor. Ai tha:

“Në datën 2 tetor kemi mërkurin nga retrograd në rrugën e duhur në Virgjëreshë, jep mundësi, është mirë. Ka ndikime në shenja siç janë Virgjëresha, Peshqit, Binjakët, Shigjetarët kanë ndikime shumë të mira, zgjidhen çështjet e së shkuarës. Datën 10 por në datën 9 fillon, kemi hënën e plotë në çështjet që kanë të bëjnë me punën, me karrierën dhe përfitojnë Dashi, Peshorja, Gaforrja dhe Bricjapët.

Më datë 25 tetor, çdo lloj program që do kesh Ermal do ta ndërpresësh emisionin se do të ketë një ajm shumë të rëndësishëm. Ka të bëj me hënën e re dhe eklipsi i fundit diellor. Këtu duhet të jenë të vëmendshëm dhe përfitojnë Akrepat, Demin, Luanët, Ujorët. Ka një hile, duhet të ketë partneritet. Data 25 fillon 7 ditë para. Ka filluar që në shtator, e keni dëgjuar. Mos të ndikohen nga negativitetin. Duhet të jemi me këmbë në toke. Të dijmë ku do shkojmë.” Shenjat që duhet të kenë më tepër kujdes në këtë muaj janë Demi, Akrepi dhe Peshorja. Ndërsa më të favorizuarat për këtë muaj janë Virgjëresha, Ujori dhe Dashi.