
Sipas mediave të huaja, astrofotografi me qendër në Kaliforni, Andrew McCarthy grumbulloi mijëra fotografi së bashku mbi fazat hënore për të treguar sipërfaqen e Hënës në të gjithë “madhështinë” e saj. Atij iu deshën dy javë që të kap imazhet e transformimit të Hënës, ndërsa edhe sasia e sipërfaqes së ndriçuar nga Toka i jep asaj “shkëlqim”.
Rezultati përfundimtar spektakolar shfaq imazhe të mahnitshme të kratereve, zbehjeve dhe “defektet” e fqinjit 4.5 miliardë vjeçar të Tokës.
Në llogarinë e tij në Instagram, McCarthy e përshkroi këtë imazh si “projekt bishe”.