Pse po largohen të rinjtë nga Shqipëria? Flor Binaj: Nuk ikin për...

Pse po largohen të rinjtë nga Shqipëria? Flor Binaj: Nuk ikin për lekë, po për…

83
0

Aktori Florjan Binaj eshtë i njohur për rolin e tij si Edi Rama në “Portokalli”, por është edhe një ndër personazhet publikë që nuk i kursen kritikat ndaj qeverisë.

 

I ftuar në një intervistë në “A Show”, aktori ka deklaruar se qeveria po i vjedh shqiptarët me faturat e kripura dhe nuk ofron shërbime.

 

“Është gjithmonë një grup njerëzish që thonë “ç’punë ke ti me politikën, merru me humorin.” Dhe gjithmonë nuk kam përtuar t’ju kthej përgjigje se: “Nëse qeveria mua më vjedh me fatura, më vjedh me këtë e atë, nuk më shërben, pse të mos merrem me qeverinë”.

 

Sepse nëse unë hesht, i bie që e pranoj. E ke dëgjuar shprehjen e qeveritarëve që “ne do të mbështesim”, atyre që iu rrinë pas. Unë kam vendosur t’i rri përballë qeverisë dhe t’ia them në sy, sepse ai që ta thotë në sy të do. Sepse unë e dua këtë vend”, tha Binaj.