‘Pse nuk zbardhet atentati ndaj prokurorit’, Valteri: Keni karamelen në fyt, keni...

‘Pse nuk zbardhet atentati ndaj prokurorit’, Valteri: Keni karamelen në fyt, keni frik se pas tyre janë ata që ju komandojnë juve

386
0

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri në interpelancën e thirrur për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj i kërkoi llogari këtij të fundit në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ai është shprehur se policia nuk po bën asgjë për të gjetur kriminelët për shkak se pas këtyre krimeve fshihen komandatët e tyre,

“Ju jeni bërë kapter i rëndësishëm i kësaj saj qeverie. E pranoj se në Lazarat ka pasur drogë, por të siguroj se në Mirditë ka dyfishin e asja droge.Përmende OFL. OFL coja  deputetëve që kanë ardhur në parlament në pranga në duar. Pse askush nuk po merret me cështjen e Redjan Rajës, atë me kapele e gjetët atë pa kapele nuk e gjeni dot. Ju e keni karamelen në fyt, pengohet zbardhja e kësaj ngjarje për shkak se keni frikë se pas kësaj fshihen ata që ju komandojnë  juve, është shprehur valteri.