Aktualitet

“Pse nuk reagon policia e shtetit për dy delinquente mendjelehta”, pas deklaratës së gazetarit, Roza Lati e hedh në gjyq

By vizional

April 12, 2019

Disa ditë më parë e ftuar në emisionin “Why Not” drejtuar nga Roza Lati ishte e ftuar këngëtarja e njohur Baby G. Ato bënë një gjest jo fort të këndshëm në mes të emisionit duke dredhur një cigare hashash. Kjo nuk u prit aspak mirë nga opinioni publik.

 

Madje edhe gazetari dhe analisti Ilir Yzeiri i ka kushtuar një artikull të dyja vajzave duke i kritikuar.”Nuk kam ndërmend të shpjegoj për këtë dy vajza mendjelehta dhe pa integritet se çfarë është kultura dhe edukimi dhe se si përmes artit dhe kulturës njerëzit më së shumti argëtohen, por edhe edukohen me ndjenja të thella. Nuk është ky qëllimi i këtij reagimi. E kam fjalën tjetërkund.

 

 

Cilido transmetues publik qoftë privat, qoftë jo, është i detyruar t’u përmbahet disa rregullave dhe ligjeve të shkruara. Atë hapësirë që të jep televizioni apo cilado media tjetër askush nuk mund ta përdorë për të kryer veprapenale”, shkruan ndër të tjera Yzeiri.

 

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Rozës e cila nëpërmjet një postimi në “Instagram” ajo tregon se nuk po dridhnin një cigare të vërtetë mariuane. Në fund moderatorja paralajmëron analistin se bashkë do shihen në gjyq.