Gazetarja Iva Tiço është dalluar gjithmonë për natyrën e drejtpërdrejtë që ka. Ajo shpreh lirshëm mendimet e saj duke mos u ndrojtur. Gjatë ditës së sotme, Iva është kapur keq me një ndjekës, komenti i të cilit nuk i ka pëlqyer aspak. Ai e ka pyetur gazetaren pse nuk ka gjetur një burrë të mirë dhe kjo ka mjaftuar që Tiço të shpërthejë.
‘Po pse nuk ke gjetur një burrë të mirë moj?’, i shkruan ndjekësi.
Ndërkohë Iva ia kthen e revoltuar:
‘Se është vendi i mbushur me injorantë si ty psh. Pirdhu’.
‘Mësojini djemtë dhe vajzat që gjetja e një burri të mirë, nuk është qëllimi i jetës, është thjesht diçka që mund ta bësh në jetë. Mësojini të rrinë larg jetës dhe gjërave private të njerëzve qe nuk i njohin. Dhe mbi te gjitha, mësojini të mbajnë gojën të qepur e të merren me gjërat e veta. Të shijojnë diellin për shembull, ka lezet, e kemi falas”, shkruan gazetarja në postim.