“Pse nuk fitove ti por ajo sorra?”, Fifi i përgjigjet fansave për...

“Pse nuk fitove ti por ajo sorra?”, Fifi i përgjigjet fansave për Enedën

384
0

 

Fitorja e Eneda Tarifës në Festivalin ‘Kënga Magjike’ u komentua gjatë në rrjetet sociale.

 

Madje ka pasur nga ata që kanë deklaruar se fitoren e meritonte Fifi me këngën ‘Marova.

 

Mirëpo, për t’i dhënë fund të gjithë kësaj ‘zhurme’ ka qenë kjo e fundit që ka reagura.

 

Gjatë një videoje live, dikush i shkruan Fifit ‘Pse nuk fitove ti por ajo sorra?’, ndërsa këngëtarja s’ja ka përtuar përgjigjen.

 

‘Ajo sorra ka emër, e ka emrin Eneda Tarifa, ka pas një këngë shumë të bukur, po mos të më kishte pëlqyer nuk do i kisha dhënë 30 pikë. Jam shumë e lumtur që ka fituar Eneda dhe jo dikush tjetër’, është shprehur Fifi, siç mund ta dëgjoni në videon e ruajtur nga ‘Blitz.al’.

 

Në këtë mënyrë, këngëtarja ka rrëfyer se ajo dhe Eneda vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira.

https://www.instagram.com/p/B53aVsdgJfo/?utm_source=ig_web_copy_link