Pse nuk duhet të hani hudhër para gjumit?

Pse nuk duhet të hani hudhër para gjumit?

310
0

Në këtë artikull do të mësoni arsyet përse hudhra nuk rekomandohet të konsumohet në mbrëmje përpara gjumit, dhe jo vetëm prej aromës së fortë.

Hudhra irriton stomakun

Hudhra e stimulon të gjithë sistemin tretës, ndaj sasitë e mëdha të hudhrës të ngrëna në mbrëmje, intensifikojnë sekretimin e lëngjeve gastrike dhe të pështymës.

Një gjë e tillë do t’ju lërë pa gjumë, transmeton lajmi.net.

Sekreti i përvetësimit të vlerave të hudhrës është ta konsumoni atë në mëngjes ose në drekë.

Si mund ta konsumoni

Rekomandohet që nëse doni të konsumoni hudhër në darkë, atëherë duhet ta hani dy-tre orë para gjumit dhe ta shoqëroni me ushqim.

Kështu do të evitoni aciditetin e stomakut.

Hudhra dhe rrugët e frymëmarrjes

Hudhra hap rrugët e frymëmarrjes dhe përthan sekrecionet.

Por kjo nuk do të thotë që hudhrën duhet ta hani përpara gjumit.

Mjafton që atë ta konsumoni gjatë ditës rregullisht, pra në mëngjes ose rreth drekës, transmeton lajmi.net.

Fuqitë e pashtershme të hudhrës

Nëse hudhra nuk ju shkakton probleme në stomak, atëherë duhet ta hani atë rregullisht.

Nëpërmjet hudhrës, ju do të mund të furnizoni trupin me ushqyes të dobishëm.

Hudhra ndihmon sistemin imunitar dhe atë kardiovaskular të funksionojnë në mënyrë maksimale.

Sa i përket gjumit, ekspertët ju rekomandojnë një sërë ushqimesh siç janë: spinaqi, arrat, brokoli, kungulli, avokado, bananet.

Njerëzit që kanë probleme me gjumin duhet të shmangin ushqimet e përpunuara.

Ushqimet me sheqer, karbohidrate, yndyrë kanë një ndikim të fortë në procesin përgjumës të trupit.

Ato vështirësojnë çdo përpjekje të trurit për të prodhuar melatoninë, sidomos nëse konsumohen shumë pranë orarit të gjumit.

Çokollata gjithashtu nuk rekomandohet përpara gjumit sepse ndërpret procesin e sekretimit të hormoneve të gjumit.