Aktualitet

Pse Merkel dhe Rama qëndruan të ulur gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare? Sëmundja e…

By vizional

September 14, 2021

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama qëndruan të ulur në karrige gjatë ceremonisë së pritjes së gjermanes në Pallatin e Brigadave, edhe gjatë momentit të ekzekutimit të himneve kombëtare. Shkak për këtë është bërë vetë Merkel, e cila si pasojë e problemeve me shëndetin e saj nuk mund të qëndrojë për shumë gjatë në këmbë. Rama i është bashkuar gjatë ceremonisë për të qëndruar ulur, ndërkohë që e njëjta rrugë është ndjekur dhe gjatë vizitave të tjera zyrtare të kancelares Merkel, e cila do t’i japë fund qeverisjes së saj në ditët e fundit të Shtatorit.