Situata në të cilën presidenti amerikan Donald Trump shtyn Dushko Markoviqin, ka shkaktuar indinjatë në Ballkan dhe ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, mirëpo kryeministri malazez ka thënë se ai reagim ishte i padëmshëm. Markoviq për AP-në tha se reagimin e Trumpit e kishte parë velëm në rrjetet sociale dhe se nuk e ka penguar reagimi i tij, madje ka thënë se e kishte falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Malit të Zi për anëtarësim në NATO. Kujtojmë, së dje në Bruksel është mbajtur samiti i NATO-s, në të cilin kanë marrë pjese liderët e shteteve anëtare.